Bombë në një shkollë në Damask, vriten 28 nxënës dhe 1 mësues

Te pakten 28 nxenes dhe nje mesues jane vrare nga bomba e leshuar ne nje shkolle jashte kryeqytetit Damask ne Siri.Agjencia zyrtare e lajmeve Sana tha se shkolla Batiha në kampin el-Wafidin, rreth 20 km (15 milje) në veri-lindje të kryeqytetit, u godit nga mortaja e rebelëve. Pas ketij informacioni, rebelët kanë fajësuar forcat qeveritare për vdekjen e 29 personave.Luftrat përreth Damaskut jane intensifikuar kohët e fundit, thote korrespondent i BBC, duke thene se qyteti është nën rrethim.Trupat janë përpjekur për të shtyrë mbrapa rebelët nga pjesët lindore të fshatit i njohur lokalisht si Ghouta afer kryeqytetit.Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut thote se ushtria gjithashtu ka bombarduar disa qytete dhe fshatra në Ghouta, shtoi ai.Kampi Wafidin sherben si strehe për rreth 25.000 njerëz të zhvendosur nga Lartësitë Golan, të cilat u pushtuan nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1967.