Haxhinasto në Paris, fton biznesmenët për investime

Tashmë ekzistojnë mundësi të mëdha për biznesin francez për të rritur më tej prezencën në ekonominë shqiptare. Kështu i është drejtuar Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, pjesëmarrësve të forumit të biznesit të organizuar nga agjencia shtetërore për promovimin e investimeve.Në fjalën e mbajtur ministri Haxhinasto foli për mundësitë e shumta që ofron për investitorët e huaj në Shqipëri, duke u nisur nga pozicioni i favorshëm gjeografik, aksesi me tregun rajonal, resurset natyrore dhe njerëzore që ka Shqipëria si dhe garancia që ofrohet duke qenë se vendi ynë është anëtar i NATO-s dhe aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.Ministri nuk ka lënë pa përmendur projektet e mëdha energjetike që ka vendi, sikundër janë projekti i Vjosës, Skavicës apo projekti TAP. Të pranishëm në takim kanë qenë gjithashtu Ambasadorja franceze në Shqipëri zonja. Moro, senatori Berson dhe deputeti Le Borg.