PS abstenon Llallën, PD: Rama përdori dy zëdhënës, Ballën e Topin
Partia Demokratike ka reaguar sot pas qëndrimit të bërë me dije nga Partia Socialiste lidhur me votimin e Adriatik Llallës për Prokuror të Përgjithshëm të vendit.Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Gerti Bogdani, teksa e ka konsideruar të drejtë legjitime të opozitës të drejtën për të përdorur fuqinë e votës, theksoi se deputeti Balla në argumentin e tij për abstenim në seancë nuk tha asgjë më shumë nga cfarë deklaroi një ditë më parë kreu i FRD-së Bamir Topi, duke i cilësuar në këtë mënyrë të dy zëdhënës të lidershipit rozë, Edi Rama.Më herët grupi parlamentar socialist përmes deputetit Taulant Balla deklaruan se do të abstenojnë në votimin për dekretin e Presidentit të Republikës, për ta zgjedhur Adriatik Llallën në krye të organit të akuzës.Deputeti socialist Taulant Balla argumentoi abstenimin me kundërshtinë e procesit mbi bazën e të cilit Lllalla merr detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke i mëshuar faktit se për PS mandati i Prokurores aktuale Ina Rama nuk ka përfunduar ende.PS, tha Taulant Balla, nuk e kundërshton kandidaturën e Llallës, i cili me kohë do të tregojë nëse është në lartësinë e kësaj detyre, e ndoshta guri i provës do të jetë zbardhja e vrasjes së katër protestuesve në 21 janar 2011.Të hënën Presidenti i Republikës ,Bujar Nishani, dekretoi Adriatik Llallën si Prokuror të Përgjithshëm pavarësisht debatit të hapur për kohën kur mbaron mandati i Kryeprokurores aktuale Ina Rama.