Forcat e Armatosura kremtojnë 100-vjetorin e krijimit
Misioni i veshtire dhe human i Forcave te Armatosura shqiptare kremton ne kete vit jubilar 100-vjetorin e krijimit te saj, duke nderuar kontributin e te gjithe atyre që dhane kontribut ne mbrojtje te shtetit.Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit si Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Berisha, ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe Ambasadorë të akredituar në Tiranë dhe krerë të lartë të ushtrisë shqiptare.Në fjalën e tij, presidenti Nishani theksoi se 100-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosur është një gur i rëndësishëm kilometrik në vendin tonë dhe se Shqipëria duhet të krijojë ushtrinë e vogël më të mirë në NATO.“Si pjesë e festimeve në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë kjo është një ditë për të reflektuar për arritjet që janë bërë dhe të hedhin vështrimin për rrugët që kemi përpara. Shqipëria duhet të krijojë ushtrinë e vogël më të mirë në NATO. Kërkohet më shumë punë organizative dhe intelektuale për të arritur pritshmëritë tona me aleatët e NATO-s” tha Nishani.Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Armen Imami, deklaroi se sot Forcat e Armatosura kanë pësuar nj% transformim rrënjësor, të denje për një vend të NATO-s.“Mirënjohje qeverive të vendit mik SHBA dhe partnerëve që kontribuan për modernizimin e FA. Ne arritëm të transformojmë rrënjësisht FA, ndërtuam ushtri euroatlantike, qindra mijëra tonë materiale të rrezikshme i asgjësuam, e sot kemi ushtri të pastër dhe një Shqipëri më të sigurtë” tha Imami.Në fjalën e tij, shefi i shtabit të përgjithshëm Xhemal Gjunkshi vlerësoi arritjet që Forcat e Armatosura kanë bërë gjatë këtyre viteve.“FA u konsoliduan duke mbartur vlerat më të mira të traditës së popullit. Sot mbushin 100 vjet, histori me vështirësi e sfida, por është historia jonë. Kujtojmë sot gjithë historinë e luftës për mbijetese, zhvillim e prosperitet, kujtojnë kontributet e bëra në historinë, atë që e themeluan këtë forcë” tha Gjunkshi.100-vjetori i Forcave te Armatosura eshte pasuar nga nje sere aktivitetesh si parada ushtarake. Gjithashtu pjese e ceremonise ka qene edhe inaugurimi i Muzeut Historik të Ushtrisë.