Bejl më i mirë se Messi

Gareth Bejl ka pësuar dëmtime të shpeshta pas transferimit të Real Madrid. Por, për aq sa është aktivizuar deri më tani gjatë këtij sezoni, ai ka bilanc më të mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Gareth Bejl në edicionin e tij të parë si futbollist i Real Madridit vazhdon të ketë probleme fizike që nuk i lejojnë të luaj ende me galaktikat dhe nuk luajti as në sfidën e mbrëmshme ndaj Espanjolit.Por, me bilancin e deritashëm ai mund të jetë krenar sepse gjendet mbi sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Ylli argjentinas mungoi për gati dy muaj për shkak të një dëmtimi, dhe u rikthye në fushë vetëm në fillim të këtij muaji. Por, ai sërish ka zhvilluar më shumë minuta në fushë se uellsiani. Messi ka bilanc më të dobët se Bejl. Në 14 ndeshje, Bejl ka luajtur në 921 minuta lojë ndërsa Messi ka luajtur për 985 minuta. Të dy kanë shënuar nga tetë gola, por  ish ylli i Tottenhamit është më i mirë se  Messi edhe për shkak të asisteve të dhuruar, me plotë tetë, ndaj 5 që ka dhuruar sulmuesi i Barcelonës. Duket se pleshti ende nuk është në formën e tij më të mirë.