Wawrinka fiton Australian Open, triumfon kundër Nadalit në Melburn
Australia Open ka një kampion të ri. Është Zvicerani, Stanislas Wawrinka, i cili për herë të parë arrin të fitojë këtë trofe Grand-Slam.Tenisti zviceran arriti ta mposhte Rafael Nadalin me mjaftë vështirësi 3/1 në sete, pas plot 2 orë e 21 minuta lojë. Në setin e dytë, Nadal pësoi dëmtim në shpinë. 3/6, 2/6, 6/3 dhe 3/6 ishin setet e fituara nga Wawrinka, i cili cilësohet si ”Federeri i ri”.Gjatë kësaj kohe, shpërtheu një betejë verbale mes Wawrinkas dhe arbitrit Carlos Ramos. Zvicerani kërkonte të dinte se çfarë dëmtimi kishte Nadali. “Duhet të ma thuash”, i thonte Wawrinka Ramosit, i cili i përgjigjej: “Bëj çfarë të duash, por nuk ta them”.Ramos kërkoi më pas ndihmën e Stefan Fransson, gjyqtarit kryesor të turneut, për të qetësuar tenistin zviceran. Në fund, ishte shefi i gjyqtarëve, Wayne McKewen, ai që i tregoi Wawrinkas që Nadali ishte dëmtuar në shpatull.Kur u kthye në fushë, spanjolli ishte një hije e vetvetes dhe Wawrinka e pati të lehtë ta mundte numrin 1 të Botës.