Ribery: Dua të jem shembull për brezat e rinj
Ylli i Bajernit të Mynihut, Franck Ribery shpreson të ndihmojë brezin më të ri të lojtarëve të Francës në botërorin e këtij viti në Brazil. Gjelat bënë një paraqitje shumë të dobët në botërorin e vitit 2010 por tashmë ai kërkon që kjo gjë të lihet pas. Ribery synon të kthehet në një shembull për pjesën tjetër të skuadrës së Didier Desshamp këtë verë me kombëtaren franceze që synon të bëjë një paraqitje shumë më të mirë se në Afrikën e Jugut." Flas shumë me lojtarët më të rinj të Francës, veçanërisht me djemtë që s'kanë qenë në shumë skuadra. Përpiqem t'i drejtoj futbollistët më të rinj në gjendjen më të mirë psikologjike. Unë kurrë nuk dorëzohem dhe gjithmonë kam kurajën për të vazhduar përpara dhe të punojë shumë për të arritur synimet e mia."Në botërorin e Brazilit, Franca ka rënë në grup së bashku me Ekuadorin, Hondurasin dhe Zvicrën në grupin E dhe Ribery shpreson që skuadra e tij të bëjë paraqitje të mira për të kaluar në fazën tjetër."Ndoshta nuk kemi rënë në grupin më të vështirë, por absolutisht që ne nuk mund t'ia lejojmë vetes të marrim ndonjë nga skuadrat e tjera me lehtësi. Duhet të jemi të fokusuar. Do të duhet të jemi në formën më të mirë për të kaluar fazën e grupeve, kjo do të jetë thelbësore."Franca do ta fillojë botërorin me përballjen kundër Hondurasit në 15 Qershor.