Lacio frenon Juven, Napoli barazon sërish

"Olimpiko" duket një stadium i mallkuar për Juven për këtë sezon, teksa brenda një jave është eleminuar nga Kupa e Italisë nga Roma dhe ka humbur vazhdimësinë e fitoreve. Bardhezinjtë janë ndalur në një barazim 1-1, duke u ndalur në kuotën e 12 fitoreve radhazi.Lazio për herë të parë në këtë kampionat nga minuta e parë hodhi dy shqiptarë, Canën që rikthehet në formacion dhe Berishën që fitoi sërish balotazhin me Marketin. Reja duket se ka ndryshuar shumë gjëra në lojën e bardhezkaltërve. Në minutën e 14-të Buffon bën një gabim në kontroll por Klose nuk arrin ta shfrytëzojë në mënyrën e duhur. Në minutën e 26-të do të dilte edhe njëherë në skenë ky duel që tashmë fitohet nga sulmuesi gjerman që e kalon gardianin e portës bardhezi. Për arbitrin është 11-metërsh dhe kartoni kuq për Buffon. Kandreva nga pika e bardhë do të shënonte.Conte nuk u pajtua aspak me këtë rezultat pasi  bardhezinjtë nuk hoqën dorë nga rezultati dhe në minutën e 60-të mundën të gjejnë më në fund barazimin me një goditje me kokë perfekte të Llorentes, që gjeti trajektoren e duhur për të thyer Berishën. Gjithçka në barazpeshë në "Olimpico". Klose provoi ta prishte barazimin, por dora e Storarit u zgjat duke devijuar topin në shtyllë. 5 minuta nga fundi do të ishte edhe Keita Balde që do të godiste sërish shtyllën. Për Juventusin brazaimi vlen më shumë se aq sepse u arrit duke luajtur për 65 minuta me 10 lojtarë, ndërsa për Lacion ishte një mundësi e mirë e humbur për të marr 3 pikë.Napoli vazhdon të tregojë probleme teksa nuk arrin të marr fitore ndaj skuadrave të vogla. Në "San Paolo", skuadra e Benitez ndalet në një barazim 1-1 nga Chievo. Në tentativën për t'iu afruar Juventusit dhe Romës, Napoli tregon edhe një herë mangësi, ku më shumë se probleme organizimi shfaq probleme ekuilibri.Veronezët do të gjenin golin e avantazhit me Sardon. Napoli do të reagonte me Mertens që trondit shtyllën. Në pjesën e dytë Benitez hedh në fushë edhe Jorginho që bën debutimin me fanellën e kaltër. Loja zhvillohet vetëm në një fushë, atë të miqëve teksa Mertens gjen shtyllën e dytë. Në minutën e 88 Raul Albiol barazon pas një krosi të Mertens. Ky gol shpëtoi Napolin nga turpërimi.