Rekordi i Balotelit me 13 gola

Sjellja e tij mund të mos jetë përmirësuar, por paraqitjet pa dyshim se po. Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, ka arritur në kuotën e 13 golave, bilanci më i mirë në karrierën e tij në Itali. Trajneri i Italisë, Prandelli i ka kërkuar që ta përmirësojë sjelljen por edhe kundër Kaljerit ai bëri një gjest në drejtim të tifozëve vendas dhe u ndëshkua me karton të verdhë duke u pezulluar për duelin e radhës.Por, një tjetër aspekt në të cilin u përmirësua është ai në fushë. Këtë vit, 25 ndeshje dhe 13 gola. Kurrë më parë nuk ka shënuar një numër të tillë në Serie A. Me Interin, në tre sezone shënoi 7 herë më 2007-08 me Roberto Mancinin, dhe 10 e 11 në dy edicionet e tjera me Jose Mourinhon, statistikë që i referohet të gjitha kompeticioneve.Në tre sezone me Interin, Balotelli shënoi 7, 10 dhe 11 gola.  Në dy vjet e gjysmë tek Manchester City me Roberto Mancinin, 10 gola më 2010-11 dhe pastaj 17 në edicionin pasues atë të titullit, dhe vetëm tre në gjashtë muajt e fundit në Etihad para transferimit në Milano, më 31 janar të vitit të kaluar. Me Milanin në fazën e dytë të edicionit të kaluar shënoi 12 herë në 13 ndeshje. Por, bilanci aktual është më i miri në karrierën e tij në Itali.Dhe, ky mund të jetë një lajm i mirë për Prandellin dhe Kombëtaren e Italisë para Kampionatit botëror 2014 në Brazil.