Ancelotti: Zidane ka merita në suksesin e Realit
Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Anceloti ka folur në prag të ndeshjes me Granadan. Teknku spanjoll kërkon nga skuadra e tij vetëm një fitore."Ndaj Granadas do të kemi një shans të mirë që të paktën një mëngjes të zgjohemi kryesues të La Liga-s. Gjithsesi ne duhet të mendojmë që të luajmë sa më mirë dhe të jemi të përqendruar në ndeshjen tonë për ta fituar atë. Granada ka marrë rezultate të mira dhe po kalon një formë të shkëlqyer".Sa i përket skemës dhe formacionit që do të hedhë në fushë, italiani shpjegoi se Isco do të qëndrojë në stol, për t'i lënë vendin Di Marias.Isco nuk ka patur shumë hapësira në ndeshjet e fundit, sepse sistemi ynë i lojës nuk ia lejon këtë. Në disa sfida është aktivizuar si numëri 9 fals. Në takimin e radhës do të luajë Di Maria."Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur se Zinedine Zidane ka rol të rëndësishëm në ekip. Dhe, italiani beson se puna nga Zidane me futbollistë si Karim Benzema, Alvaro Morata dhe Jese është duke sjell frytet e saj."Zidane është i rëndësishëm për mua. Ndihma e tij është e rëndësishme, sepse ka shumë karizmë dhe flet gjithmonë me mesfushorët dhe sulmuesit. Gjithashtu po bën një punë të shkëlqyer edhe me të rinjtë" - përfundoi fjalën e tij Ançeloti.