Man City tremb me statistika Watfordin

Man City është pret  Watfordin në FA Cup sot dhe statistikat e jashtëzakonshme të fuqisë së sulmuesve të ekipit nga Etihad, sugjerojnë  se mund të presim një tjetër festival golash nga skuadra e trajnerit Manuel Pellegrini.City ka kaluar shifrën e 100 golave në të gjitha kompeticionet deri më tani gjatë këtij sezoni, ku sulmuesit Alvaro Negredo, Sergio Aguero dhe Edin Dzeko kanë shfaqur formë të shkëlqyer. Skuadra nga Championship që do të vizitojë Etihadin sot duhet të jetë e përgatitur mirë për atë që e pret në ballafaqim me fuqinë sulmuese të Manchester Cityt, që e ka shndërruar në ekipin në një prej favoritëve për titull kampion në Premier League.Po të marrim statistikat e sulmuesve ato janë mjaftë të kënaqshme. Ndërsa ai që spikat më shumë padyshim që është sulmuesi argjentinas që në fitoret më të mëdha të skuadrës së tij ka qenë në dy raste edhe protagonist. Kështu në fitoret e thella Ndaj Arsenalit 6-3, ai ka shënuar 3 gola ndërsa nga CSKA-s së Moskës ka shënuar dy gola. Fitorja më e thellë e qytetarëve është 7-0 me Noruiç ndërsa sulmuesi që ka më shumë Aktivizime në këtë sezon është Negredo edhe sipasoj e dëmtimit të Agueros për një periudhë gati dy mujore.