Pelegrini: Aguero si Ronaldo dhe Messi

Trajneri i Manchester Sitit, Manuel Pelegrini, ka lëshuar fjalë të mira për sulmuesin Sergio Aguero. Strategu kilian beson se goleadori argjentinas mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë, në të njëjtën nivel me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.Aguero ka shënuar 25 gola në 24 ndeshje në një sezon ku ka vuajtur shumë nga dëmtimet që e kanë mbajtur përreth dy muaj jashtë fushave. Por, Pelegrini beson se ai ka potencial të arrijë shumë në karrierën e tij."Ai është ende shumë i ri dhe ka edhe shumë gjëra për të përmirësuar. Aguero ka kualitet për të qenë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë por kjo varet edhe nga dëshira e tij se ku dëshiron të arrijë", deklaroi Pelegrini për tabloidin britanik “Sports Mail”.Më pas ai u shpreh se është një ndër futbollistët që mund të bëjë diferencën nga të tjerët:"Në dy ose tre ndeshje ai do të vazhdojë të përmirësohet sepse është gjithmonë e vështirë të rikthehet nga dëmtimi në pulpë".Manchester Siti po bën një sezon mjaft të mirë pasi në kampionat është plotësisht në luftën për titullin kampion ndërsa në shkurt do të ndeshet në Ligën e Kampioneve me Barcelonën.