Arsenali mund lehtësisht Conventry-in në FA Cup

Arsenali ka kaluar në raundin tjetër të FA Cup, pasi eliminoi Coventryn me rezultat 4-0. Në këtë ndeshje ishte Podolski ai që shkëlqeu, që në pjesën e parë.  Gjermani ishte ai që e hapi serinë e golave pas 15 minutash lojë. Aoi merr një top të bukur në zonë shmang portierin dhe me të majtën e dërgon në rrjet. Në minutën e 27-të do të ishte sërish Podolski I cili përfiton fal një përgjumje të mbrojtjes mike. Nga goditja e këndit Mertesaker kërcen më lart se të gjithë në zonë duke e dërguar topin te sulmuesi gjermani që e ka të lehtë ta shtyje në rrjet.Pjesa e parë nuk do të sillte më asnjë gol tjetër teksa topcinjtë do të vazhdojnë ritmin e lart edhe në pjesën e dytë të takimit. Në fakt goli I tretë do të vononte deri në minutën e 84-të pas një kombinimi spektakolar mes Ozil, Kazorla, Gigbs dhe në fund finalizimit të Zhirud.  Ndërsa Santi Kazorla në fundin e ndeshjes do të shënonte një gol mjaftë të bukur pas një aksioni model të topcinjve duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 4-0. Me këtë fitore Arsenali arriti që të kualifikohej në rrethin tjetër të FA Cup.