Bayerni e nis mbarë vitin 2014 në Bundesligë, mund Gladbahun
Bayerni i Mynihut e ka nisur fazën e dytë të Bundesligës ashtu siç e la të parën. Skuadra e drejtuar nga Guardiola ka fijuar serinë e fitoreve radhazi edhe në fushën e vështirë të Gladbahur. Bavarezët zhvilluan një lojë racionale dhe në fund arritën të triumfojnë me rezultatin 2-0. Në takimin e parë për vitin 2014, bavarezët fitojnë dhe pse nuk luan shkëlqejnë duke dhuruar një provë force përballë një prej skuadrave më të mirë të vendit. Në përballjen e shqiptarëve të Zvicrës, fiton Shaqiri ndaj Xhakës dhe për faktin se fantazisti gjendet në skuadrën më të mirë.Bayerni e nisi më mirë ndeshjen teksa që në minutën e 7-të Mario Gëtze menjëher kalon në avantazh miqëtë. Gladbach nuk pajtohet me rezultatin dhe ndeshja bëhet emocionuese duke pasur raste ngta të dyja krahët. Në pjesën e dytë, Bayerni e nis sërish në mënyrën më të mirë teksa në të 53-tën fiton një 11-metërsh që e kthen në gol Muller. Vendasit përpiqen të arrijnë te goli, por ndaj Bayernit është e pamundur të shënosh sidomos kur ke kundër dhe fatin. Pas kësaj fitorje bavarezët e thellojnë edhe më shumë diferencën me skuadrat ndjekëse në renditje dhe vazhdojnë edhe marshimin e sigurt drejt titullit të dytë radhazi në Gjermani.