Juventus skuadra më e mirë, triumfojnë Conte me Pirlon
Shoqata e Futbollistëve Italianë ka zhvilluar dje mbrëmjen Gala të më të mirëve për sezonin që sapo lam pas. Në mesin e tyre, përfshihen ata që janë dalluar më shumë me paraqitjet e tyre në edicionin e kaluar në Serie A.Çmimi i futbollistit më të mirë i ka shkuar Andrea Pirlos. Ai ka qenë padyshim një ndër protagonistët kryesor të titullit të dytë radhazi:"Jam shumë i lumtur për këtë çmim që marr nga kolegët. A do të qëndrojë te Juventusi? Po"Ekipi i vitit është shpallur Juventusi që arriti të triumfojë sërish në Serinë A dhe në Superkupën e Italisë.Trajneri më i mirë është shpallur Antonio Konte që ka lënë pas Montelën dhe Alegrin.Qendërsulmuesi më i mirë është shpallur Di Natale që ka lënë pas Tottin dhe Jovetic. Sulmuesi i majtë më i mirë është shpallur Baloteli, ndërsa sulmuesi i djathtë më i mirë është shpallur Klose.Gjyqtari më i mirë është shpallur Rizoli që ka lënë pas Rokin dhe Orsaton.Mesfushori i majtë më i mirë është shpallur Borja Valero i Fiorentinës që ka lënë pas dy mesfushorët e Juves, Pogba dhe Markizion. Mesfushori më i mirë në krahun e djathtë është shpallur Vidal që ka kaluar Hamshik dhe Kuadradon. Mesfushori më i mirë qëndror është Andrea Pirlo. Mbrojtësi i majtë më i mirë është De Shiljo i Milanit që ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë. Në qendër të mbrojtjes më të mirët janë dyshja e Juves, Kieliuni dhe Barzajli.Mbrojtësi më i mirë në krahun e djathtë është shpallur Maxhio ndërsa portieri më i mirë është Handanovic që ka lënë pas Buffon dhe Marketin.