Venger i përgjigjet Mourinhos

Arsen Venger i është përgjigjur ngacmimit të Jose Mourinhos se Arsenali ka orar më të favorshëm. Special One gjatë javës së kaluar deklaroi se rivalët londinez kanë avantazh sa i përket orarit të ndeshjeve, diçka që Venger nuk hezitoi që ta mohojë."Është e thjeshtë, shikoni ndeshjet dhe analizoni. Do të shihni se Arsenali është prapa të gjitha ekipeve tjera. Në pesë vitet e fundit të gjitha analizat objektive që janë bërë kanë treguar se Arsenali kishte më pak pushim se çdo skuadër tjetër nga katër të parat. Kjo është fakt. Është një kompani e pavarur që ka bërë një studim dhe ka dal se Arsenali kishte më pak pushim se çdo skuadër tjetër me nivel të lartë", deklaroi trajneri i Arsenalit.Studimi të cilit iu referua Venger ishte një analizë e brendshme e programit të ndeshjeve të Arsenalit. Venger insistoi se beteja verbale nuk është pjesë e planit të lojërave mendore."Nuk janë lojëra mendore. Janë opinione. Por, nuk jetoj me opinione, jetoj me fakte. Dhe, faktet nuk varen nga unë ose Mourinho. Një ditë zgjat 24 orë dhe ju mund të numëroni sa herë ne kemi pushim brenda ndeshjeve", u shpreh ai.