Platini: Botërori do jetë i suksesshëm

Mishel Platini është i sigurt se Kampionati botëror 2014 në Brazil do të jetë i suksesshëm. Kreu i UEFA's është shprehur se kritikat janë të zakonshme para fillimit të çdo kompeticioni të rëndësishëm të rëndësishme.Gara  më e rëndësishme ndërkombëtare në shtetin e Amerikës së Jugut ka zgjuar kritika të shumta së fundmi për shkak të vështirësive në përgatitjen e stadiumeve që do të përdoren gjatë Botërorit. Por, pavarësisht kësaj, Platini ka shprehur besimin e tij se gara në Brazil do të jetë e suksesshme."Kritikat para garave të mëdha janë të zakonshme", deklaroi Platini gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të takimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA's."Gjithçka do të jetë gati me kohë dhe stadiumet do të jenë në rregull. Dhe ekipet, nëse përgatiten mirë, nuk do të vuajnë nga temperaturat e nxehta, ose rënia e saj", u shpreh Platini.Ndërkohë Platini nuk pranoi të zbuloj nëse do të kandidoj për udhëheqjen e FIFA-s, duke u shprehur se do të pres Kupën e Botës."Unë nuk lëviz nga mendimet që kam thënë deri më tani,. Dhe ju uroj fat të gjithëve atyre që do të jenë në garë për presidencën e FIFA-s. Unë kam shumë punë për të bërë në Uefa dhe Orari im është I zënë. Do ta mbaj fjalën se do të them vendimin tim gjatë Kupës së Botës ose pas zhvillimit të saj"- tha kreu i organit qeverisës i futbollit europian, pas një takimi të bordit ekzekutiv UEFA-s.