Inter-Vuçiniç, sot takimi vendimtar

Mbetet ende një hapësirë, e vogël por domethënëse, në tratativën Vuçiniç-Inter. Gjatë mbrëmjes së djeshme, qarkulluan zëra në shtypin italian se zikaltrit ishin të gatshëm të lëviznin sa i përket sulmuesit malazez. Sipas "TuttoSport", Inter nuk i ka humbur shpresat për të mbërritur te Vuçiniç dhe sot pritet një takim me presidentin Andrea Agnelli për të zhbllokuar tratativën.Po punohet për një huazim me detyrim blerjeje, me Juventusin që e vlerëson Mirko Vuçiniç me rreth 10 milionë euro (sipas “Corriere dello Sport”), por nuk përjashtohet mundësia që në bisedimet mes dy klubeve të rifutet sërish Fredy Guarin.Ndërkohë që Marota gjatë një intervistë në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve për sezonin e shkuar është shprehur se nuk ka pasur asnjë negocim me skuadrën e Interit gjatë ditës së djeshme. Për të hapur tratativat ka menduar Anjeli, që është shprehur se telefoni i tij është i hapur në rast se Tohir do të donte të fliste me të.Ndërkohë Interi ka mbyllur marrëveshjen për D'Ambrosion për 1 milion e 750 mijë euro plus gjysmën e kartonit të Benassit dhe huazimin me të drejtën e blerjes së Kolombit sot do të hidhen firmat.