Shalke mposht 3-0 Hamburgun
Shalke 04 arrin një sukses shumë të rëndësishëm në luftën për zonën Champions. Blutë mposhtën pastër 3-0 Hamburgun në transfertë duke ngushtuar në vetëm 2 pikë distancën me dy Borussiat, Dortmundin dhe Monchengladbach. Ishte më e lehtë seç pritej sfida ndaj Hamburgut për Shalken. Në minutën e 34-të, Klas Jann Huntelaar tregoi edhe njëherë se nuk e ka harruar instiktin e tij si vrasës për portat kundërshtare ,duke kaluar Shalken në avantazh.Në minutën e 53-të do të vinte dhe dyfishimi për skuadrën e trajnerit Jens Keller, një pasim i gjatë i Felipe Santanas ngs thellësia gjeti të lirë Jeferson Farfan i cili me një gjuajtje të bukur brenda zonës realizoi golin e 2 me 0. Megjithatë miqtë nuk u mjaftuan me kaq pasi tre minuta më vonë shënuan edhe golin e tretë me Max Meyer që pasi mori një assist nga Farfan realizoi për ti vënë kapakun sfidës.Hamburgu pas kësaj humbjeje zhytet në krizë të thellë pasi renditet në Zonën Play Out me vetëm 16 pikë pas 18 takimeve. Në sfidën tjetër, Verder Bremen nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Eintracht Branshvejg. Borusia Dortmund dhe Leverkusen këtë fundjavë nuk kanë arritur të marrin fitore në takimet e tyre. Aspirinat u mundën 3-2. Lars Bender kaloi Leverkusenin në avantazh , por sulmuesi sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi barazoi rezultatin për vendasit para se Simon Rolfes t'i rikthejë miqtë në avantazh. Jonathan Schmid shënoi pas pushimit ndërsa në fund Felix Klaus i solli Freiburgut fitoren.Dortmund kaloi në avantazh me Sven Bender por i njëjti futbollist realizoi autogol duke barazuar shifrat. Nuri Sahin riktheu Dortmundin në kryesim ndërsa Dong-Won Ji rrëmbeu një pikë për Augsburgun.