Milan merkato, synohet Çerçi
Merkatoja e Milanit duket se ende nuk është mbyllur. Galiani po punon për një tjetër përforcim dhe preferencë e tij është lojtari i Torinos, Alesio Çerçi. Administratori i Milanit do të bëjë një tjetër tentativë për të rrëmbyer shërbimet e tij por nuk do të jetë aq e lehtë, pasi granatat kërkojnë plotë 10 milionë euro.Çerçi konsiderohet si një lojtarë i pashitshëm deri në muajin qershor dhe kjo është konfirmuar edhe nga presidentin Kairo. Por Galiani nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet. Mesfushori i avancuar është ideal për skemën 4-4-2 që dëshiron Sedorf. Ndoshta kuqezinjtë duhet të bëjnë edhe një tjetër sforco ekonomike. Marrdhënia e mirë mes këtyre dy skuadrave mund të mbyll këtë operacion që ka vetëm 4 ditë kohë deri në mbyllje të merkatos. Në fakt pëlqimi për Çerçin nuk është aspak një lajm i ri. Një zgjidhje shihet edhe shitja e Robinjos për të cilin Galiani po pret ndonjë ofertë.Në shtëpinë e Milanit po punohet për të përforcuar krahët. Nga sulmi në mbrojtje po shqyrtohen të gjitha mundësit edhe për një shkëmbim me Napolin mes Armeros dhe Konstant. Kuqezinjtë duket se kanë arritur një marrëveshje me kolumbianin. Ndërsa sot do të punohet për të bindur Konstant për të pranuar destinacionin e ri.