Inter nuk di të shesë
Inter nuk ka bërë asnjë përforcim të madh gjatë merkatos së janarit. Por ziklatrit kanë dështuar edhe në një tjetër aspekt, me shitjen e futbollistëve. Vështirësi. Kjo është fjala që e përshkruan më së miri momentin në të cilin gjendet Inter.Disa ditë para përfundimit të merkatos së janarit, presidenti i ri Erick Thohir nuk ka bërë asnjë investim të madh, të premtuar. Shumë tematika, shumë diskutime, dhe vetëm një marrëveshje e arritur, dhe ajo në dalje. Alvaro Pereira i huazuar në San Paolo për 18 muaj, me të drejtë të blerjes. Por, biznesmeni indonezian si dhe dyshja e drejtorëve Ausilio dhe Branca nuk kanë arritur të gjej një destinacion për Ishak Belfodil, i cili kërkohet nga Sassuolo, West Ham dhe Queens Park Rangers. Njësoj edhe për Gaby Mudingay që i pëlqente Livornos dhe Zdravko Kuzmanovic, i cili vështirë se do të qëndrojë në XhuzepeMeazza.Janë edhe Fredy Guarin e Andrea Ranocchia që Inter ka vendosur t'i sakrifikojë, por në momentet e fundit klubi u tërhoq nga marrëveshja e transferimit të kolumbianit te Juventus, Borussia Dortmund e kërkon Ranochian. Por, Inter sërish nuk po arrin marrëveshje me gjermanët rreth vlerësimit të mbrojtësit. Dortmund ofron 7 milionë euro, Inter kërkon 15.