Fiorentina ndalet në barazim, fiton Roma
Fiorentina nuk di të përfitojë nga ndalesa e Napolit. Në “Artemio Franchi” vjollcët barazuan në një sfidë spektakolare 3-3 me Genoan duke lenë në tre pikë distancën me Napolin e vendit të tretë. Në mungesë të Gomez e Rossit trajneri Vincenzo Montella ja besoi sërish qëndrën e sulmit Alessandro Matrit. Nga ana tjetër Gasperini i përgjigjet me dy blerjet e reja De Ceglie e Burdisso.Në minutën e 26-të Antoneli simuloi në zonë duke shmangur portierin Neto për të fituar një 11-metërsh që do të kthehet në gol nga Xhilardino. Reagimi i Fiorentinës ishte i menjëhershëm, në minutën 32 Ambrozini fitoi një penallti që u kthye në gol nga Alberto Aquilani i cili realizoi duke barazuar rezultatin. Por baraspesha nuk do të zgjaste shumë pasi pas vetëm 1 minute Antonini kaloi sërish Genoan në avantazh pas një asisti që mori nga Matuzalem. Në minutën e 42-të Fiorentina barazoi sërish dhe autori i golit ishte përsëri Alberto Aquilani që mori një top nga Joakin.Në pjesën e dytë në minutën e 57-të, Akuiliani kompletoi mbrëmjen e tij perfekte teksa merr sërish një top nga Joakin për të shënuar golin e tretë personal dhe të avantazhit për vendasit. Por sfida nuk do të mbyllej këtu pasi në minutën e 77-të mbrojtësi De Maio arrin të barazojë pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit.Roma i është kundërpërgjigjur më së miri Juventusit duke hapur sfidën për titullin kampion teksa ka marr një fitore 3-1 ndaj Veronës në transfertë. Verdhekuqtë shfrytëzuan barazimin e bardhezinjve me Lazion të shtunën në mbrëmje, duke marrë pikë të plota.Adem Ljajic kaloi Romën në avantazh në çastet e fundit të pjesës së parë kur shënoi nga pas një asisit të dhuruar nga Gervinho. Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi mjaft mirë për Veronën pasi Emil Hallfredsson barazoi rezultatin me një gol nga distanca. Por, Roma u kundërpërgjigj pas saktësisht një ore lojë kur me një veprim mjeshtëror, Gervinho shënoi duke rikthyer miqtë në avantazh. Golin e sigurisë dhe të fitores për Romën e realizoi kapiteni Francesco Totti disa minuta pasi hyri në lojë. Ai shënoi nga një penallti e dyshimtë që u dhuroi verdhekuqve fitoren dhe 50 pikë në tabelë, gjashtë më pak se kryesuesja Juventus.