Infektivi me HIV-AIDS për dy fëmijë në spital, MSH: Po hetojmë

Dy rastet e fëmijëve të infektuar me virusin HIV, burimi i cili është ende anonim vuri në lëvizje autoritetet shëndetësore për të nisur hetime mbi rrugët e transmetimit.Pacientët e vegjël do të shihen me kujdes se ku janë vizituar, ku kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe pse mjekët kanë pak dyshime se infeksioni është marrë gjatë operacionit. Gjithashtu, do të ribëhen edhe një herë analizat e prindërve. Përgjegjësit, u shpehën autoritet e shëndetësisë, duhet të ndëshkohen.“Janë 4 fëmijë të prekur nga HIV-AIDS. Dy prej fëmijëve të prekur janë nën hetim epidemiologjik, për hallkat nga mund të jetë marrë infeksioni.  Ministri Tavo ka urdhëruar të dalin përgjegjësitë, nëse i përkasin  sistemit shëndetësor” tha Pipero.Ai ka theksuar se mundësia për të marrë Hivin nga operacionet është shumë e vogël ndërsa garantoi që gjaku që përdoret në spital është i sigurtë dhe po kështu edhe procedurat për marrjen e tij.Zv. kryetari i komisionit të shëndetësisë Tritan Shehu u shpreh se ngjarja është vëretë këmbanë alarmi ku duhet të hetohet menjëherë mbi rrugët e infeksioni sepse fëmijët nuk e kishin të tramentuar nga prindërit.Mjekja Klodiana Spahiu, deputete e opozitës në komisionin e shëndetësisë e ka quajtur një ngjarje të rëndë ku hetimet, marrja e masave parandalon raste të tjera që pacientët mund të jenë viktima nga këto burime.Për këtë viti janë 4 raste të reja ku HIV-i ka infaktuar të vegjëlit. Në 2 rastet ku prindërit rezultuan negative, shoqata e të infektuarve me HIV shprehën dyshimet se fëmijët janë infektuar gjatë interventeve në spitale; një në QSUT dhe një në spitalin ushtarak. Rastet tashmë janë në hetim ndërsa prindërit janë në pritje për të ditur rrugën e infekstimit me HIV.