BE: Zgjedhja e Prokurorit të përgjithshëm me rëndësi, po e ndjekim me vëmendje

Një ditë pasi presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emrin e Adriatik Llallës si  kryeprokuror të ri kanë ardhur edhe komentet e para nga Brukseli.Zëdhënësi i komisionerit për Zgjerim në BE, Peter Stano thotë se Bruseli po ndjek me shumë kujdes këtë proces, pasi sipas tij prokurori i përgjithshëm luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit."zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm është një çështje tepër e rëndësishme  sa i përket zbatimit të ligjit.  Ne e kemi ndjekur me kujdes këtë proces pasi kryeprokurori është një institucion i pavarur dhe luan një rol të rëndësishëm në përballjen e sfidave që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Zbatimi i ligjit është një pikë shumë e rëndësishme në funksion të një shteti prandaj ne po e vëzhgojmë me shumë kujdes këtë proces. Kemi ndjekur nga afër arsyet që presidenti e zgjodhi si kryeprokuror po ashtu edhe reagimet e tjera parlamentare, por ne jemi gjithmonë pro zbatimit konstitucional" tha Stano.Ndërkohë sa i përket  krisjes së fundit mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, Stano nuk pranoi të komentojë letrën e ministrit të jashtëm grek Dhimitris Avramopulos drejtuar kryeministrit Berisha në lidhje me deklaratat e tij për bashkim kombëtar."Nuk më takon mua të komentoj për korrespondecat që kanë ministrat mes tyre"  tha zëdhënësi i KE-së Peter Stano.