Rama reagon për Berishën: Nacionalizmat dëmtojnë bashkimin e shqiptarëve

Festimet e 100-vjetorit të pavarësisë lanë trashëgimi në debatin politik shqiptar përplasjet mbi nacionalizmin. Kreu i PS-së, Edi Rama, ka kritikuar kryeministrin Sali Berisha për deklaratën e tij mbi shtrirjen e kufijve shqiptare deri në Prevezë, që sollën tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës , duke i konsideruar si provkim ndaj shtetit helen. Sipas Ramës, dekalratatat nacionaliste nuk kanë asnjë dobi tjeter, veçse cënimin e bashkimit të shqiptarëve.“Të përmendësh Shqipërinë që u shtrika deri në Prevezë do të thotë që o je i papërgjegjshëm me fatet e vendit tënd ose të jesh qëllim keq ndaj tij. Sepse një përcartje e tillë e cenon rëndë kauzën tonë kombëtare në sytë e të gjithë botës. Dhe cënon drejtpërdrejtë gati si në mënyrë të qëllimshme bashkimin tonë kombëtar në truallin e Evropës së bashkuar. Jo në format e vjetra të imagjinatës dhe të praktikës por në atë formë të imagjinatës që na imponon perspektiva Evropiane, për Shqipërinë, për Kosovën dhe për Shqiptarët e Maqedonise, për shqiptarët e Preshevës dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon. Nga ana tjetër të përmendësh Prevezën duke provokuar në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa lidhje fqinjët dhe nga ana tjetër të dhurosh me dorën territor shqiptar që i mungon sot në këtë 100 vjetor Pavarësie Shqipërisë 300 km katrorë det nga ai det që u vranë heronj që sot nuk e dinë njeri ku i kanë varret", deklaroi Rama.Duke folur para grupit parlamentar socialist, kryesocialisti Edi Rama lëshoi akuza mbi kabinetin qeveritar se po e lë Shqipërinë shumë më keq nga sa e gjeti, pasi ka dështuar në çdo sektor. Kryefjalë e dështimit sipas Ramës është rritja e borxhit publik, por ne, tha Rama, me të ardhur në pushtet do ulim borxhin dhe do rrisim fuqinë blerëse.“Cdo kompani që fiton e zgjeron portofolin e vet duke marrë borxhe, por janë borxhe që nuk kthehen në litar në fytin e kompanisë por në më shumë prodhim, e mundësi për t’i paguar, ndërkohë që një familje që jeton me borxhe, s’ka perspektivë tjetër nëse nuk ndryshon rrjedha duke filluar nga punësimi.Ne jemi zotuar që ta rishikojmë skemën e ndihmës ekonomike dhe luftën me varfërinë do e bëjmë në një front të gjerë. Kjo qeveri po e lë më keq se c’e gjeti nivelin e papunësisë, që e ka kapërcyer 1 milionë. Le të flasim për shifrat zyrtare, që bazohet te numri i kërkesave për punë dhe ne e dimë se sa pak janë shqiptarët që trokasin në dyert e qeverisë për punë, ka kaluar 14%. Ka një shifër kuptimplotë brenda këtij mandati të vjedhur, në 2009 premtuan 160 mije vende të reja pune, sot kur mandatit po i vjen humbur kanë humbur zyrtarisht 45 mijë vende pune, që nuk është e gjithë e vërteta, sepse vetëm në fason janë humbur 30 mijë vende pune. Punësimi është kryefjala e programit tonë”- tha ai.PS kritikoi ashpër qeverinë edhe per festimet në 100 vjetorin e pavarësisë, e cila sipas kësaj force politike kreu marrëzi protokollare dhe bëri gjithçka për të përçarë shqiptarët.