PS, diskuton për axhendën e festimeve të 100-vjetorit

Grupi parlamentar socialist ka diskutuar sot për axhendën e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Në nisje të mbledhjes, Artan Lame është ndalur me detaje në atë që e ka cilësuar shkelje të protokollit, nga padija, ose injoranca, apo edhe shkelja e qëllimtë, e deri te ato të cilat i cilësoi si “marrëzi monumentale”.Ai ka akuzuar qeverinë se ka deformuar stemën zyrtare të Shqipërisë si dhe ka përdhosur edhe emblemën e flamurit tonë kombëtar, shqiponjën.Sipas tij, stema zyrtare e vendosur në të gjitha institucionet e vendit është e deformuar dhe nuk ka përmasat dhe dimensionet zyrtare siç parashikohen në ligjGjithashtu Lame akuzuar edhe presidentin Nishani se ka shkelur protokollin e shtetit duke lejuar që fjalimin e hapjes  cë ceremonisë zyrtare ta bënte kryetari i Partive Popullore Europiane Wilfried Martens.“Nishani ia la hapjen e pritjes zyrtare për 100-vjetorin një të huaji që edhe në hartë nuk e di se ku ndodhet Shqipëria” shtoi Lame.Lame ka theksuar më tej se qeveria dhe shteti dështuan me festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kryeministri Berisha bëri të pamundurën që shqiptarët të mos ndjeheshin bashkë në festën e tyre të madhe.vijon...