“Arrest në burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së fatorinos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2012, 12:04
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Ibrahim Morinën, 61-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e faturinos 17-vjeçar Julian Çuni.Trupi gjykues e shpalli fajtor Morinën duke e lënë atë në burg ndërkohë që në kërkim janë edhe tre persona të tjerë.Në kërkim për vrasjen e 17-vjeçarit janë Hasan, Behar dhe Klodian Morina.Ngjarja e rëndë është shënuar më datën 20 nëntor pranë zonës së Zogut të Zi në kryeqytet, ku 4 të akuzuarit pas një konflikti me faturinon e furgonit të linjës Tiranë-Durrës për çmimin e biletës e kanë goditur për vdekje me thikë.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për arrestimin e 3 personave të tjerë të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit.