Blanc: PSG ka nevojë për lojtarë të rinj

Paris Saint-Germain ka transferuar yje si Zlatan Ibrahimovic e Edinson Cavani, por trajneri Laurent Blanc ëshët shprehur se ekipi ka ende nëvojë për dicka, për futbollistë të rinj të talentuar. Kampionia e Francës ka dominuar tregun e transferimeve , por trajneri i Francës beson se futbollistëve të mëdhenj, duhet tu japin këshilla shokëve të sakuadrës"Futbollistët me përvojë që kanë luajtur në futbollin evropian për një periudhë të gjatë, u ndihmojnë të rinjve në adaptimin e tyre. Në çdo ekip të madh, nevojiten futbollistë të mëdhenj, por edhe futbollistë të rinj që adaptohen shpejt. Me futbollistë si Rabiot dhe Ongenda, është shenjë se Paris mund të blejë lojtarë, por edhe zhvillojë të rinj, në të njëjtën kohë, sepse grupi i Parisit është mbushur me futbollist të tillë", deklaroi Blanc për Le10Sport.Më pas Blanc deklaroi se klubi i tij nuk është i interesuar për të nënshkruar me Lionel Messin pasi prioriteti kryesor në merkato për francezët është përforcimi i skuadrës me një mesfushor. Paris Saint-Germain është lidhur prej kohësh me një lëvizje të mundshme në merkato prej plot 250 milionë eurosh për yllin argjentinas, por gjithsesi sipas Blanc I ka konsideruar këto thejsht zhurma mediatike ndërsa po dalin cdo ditë në skenë zëra për Paul Pogba.