Rishikimi i paketës fiskale mirëpritet nga biznesi dhe analistët e ekonomisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2014, 16:28
Biznesi përshëndet vendimin për rishikimin e paketës fiskale. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, deklaroi se shumë shpejt ata do të dorëzojnë zyrtarisht propozimet pranë qeverisë.Sipas Jakës, nevojë për ndërhyrje urgjente ka sektori i fasonëve, ndërtimi i cili është në krizë të thellë dhe sektori i minikredive.Për ekspertin, Zef Preçi, një reflektim i tillë është pozitiv, por nëse një gjë e tille nuk përsëritet. Preçi deklaron se duhet të ndërhyhet sidomos në uljen e informalitetit në taksimin e sektorit fason.Vetëm para pak ditëve qeveria konfirmoi se do të rishikohet paketa fiskale gjatë muajit qershor, ku pritet që të ketë disa rregullime që do ti vijnë në ndihmë sidomos bizneseve.