Tritol në oborrin e policisë Fushë Krujë, nuk ka të lënduar

Pas shpërthimit në Vlorë, një tjetër shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar në Fushë-Krujë. Kësaj radhe në shënjestër të sulmit janë vënë vetë forcat e rendit, pasi shpërthimi ka ndodhur në oborrin e mjeteve të stacionit të Policisë në Fushë-Krujë.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk janë regjistruar të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Forcat e komisariatit Fushë Krujë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.