Uldedaj nis përgatitjet për Kampionatin Botëror të Boksit
Ekipi kombëtar i boksit shqiptar është mbledhur në Shëngjin ku po zhvillon fazën përgatitore për Kampionatin Botëror që do zhvillohet në Bullgari në muajin prill. Një përgatitje cilësore është domethënëse për ta, ku medalistët e vitit 2013 në kampionatin evropian të boksit Jurgen Uldedaj dhe Rexhinaldo Zeneli arritja e medaljeve, dhe valvitja e flamurit kuq e zi është synimi kryesor për ta.Për trajnerin e kombëtares se boksit, Zef Gjoni, nëse do të vazhdohet me këtë trajtim dhe përgatitje, suksesi do të jetë, pasi kërkesat sa vijnë dhe shtohen ashtu dhe angazhimet e këtyre boksierëve.Viti 2013 ka qënë një sukses për boksin shqiptar, duke e kosideruar si arritja më e madhe në të gjitha këto vite, ku vlen për tu përmendur boksieri 16-vjeçar i ekipit të Tiranës, Jurgen Uldedaj i cili zuri vendin tretë në Kampionatin Evropian i cili u organizua në Rusi, duke u ngjitur në podium përkrah Rusisë dhe Anglisë, ndërsa pretendohet që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht edhe në Kampionatin Botëror që do të organziohet në muajin prill të këtij viti.