Ndërtim i dy HEC-ve në Polis të Librazhdit, protestojnë banorët

Banorët e fshatit Polis në Librazhd kanë dalë sot në protestë kundër një HEC-i të dytë që pritet të ndërtohet në përroin e fshatit.Sipas banorëve ata rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm dhe pa vaditje për shkak të hidrocentralit që po u merr ujin për prodhimin e energjisë elektrike.Banorët thonë se në këtë përrua nuk mund të ndërtohet një HEC i dytë, sepse uji s’është i mjaftueshëm dhe rrezikon t’i lërë ato pa furnizim dhe u shkatërron bujqësinë, si mjetin e vetëm për të siguruar jetesën.Banorët thonë se në përroin Gur Shpati në vitin 2006 u ndërtua një hidrocentral me vendim të METE-s dhe komunës. Në shkurt të vitit 2013 një shtesë kontrate koncesioni u është dhëne e drejta disa kompanive të ndërtojnë një HEC të dytë në përrua.