Durrës, përplasen 2 makina, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2014, 07:38
Një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Katër rrugët e Fllakës" në Durrës.Dy automjete njëra me targa DR 55 16 D dhe tjetra me targa AA 986 Y janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga duke goditur për vdekje një këmbësor.Viktima është 50-vjeçari Gëzim Muça i cili ishte duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit. Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve Bledar Pista 21 vjeç dhe Ardit Isufaj 29 vjeç si dhe 2 pasagjerë.Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.