Njëqind ditët e para të Ramës në IT
Stafi i ri i Ministrisë së Inovacionit e Teknologjisë, tani e quajtur Ministri për Inovacionin e Autoritetin Publik (MIAP), ka punuar këto 100 ditë për administrimin dhe shtimin e burimeve dhe projekteve që trashëgoi në shtator, të publikuara në faqet e internetit.Puna ka patur si qëllim përdorimin e teknologjisë së informacionit (IT) për një qeverisje të hapur në kuadër të iniciativës për partneritet dhe qeverisje të hapur (OGP), të nënshkruar nga kryeministri Berisha në shtator 2011. Në terma hapash konkretë (jo vetëm lobimi) është zhvilluar një workshop me temën mbi përdorimin e open source software në administratën publike dhe shpalljen e një konkursi për profesionistët e rinj në implementimin e një aplikacioni për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave të ndryshme qeveritare. Megjithë vlerësimin pozitiv për këta dy hapa, e konsideroj shumë të ngadaltë zhvillimin e burimeve të ICT në vend këto 100 ditë.Në përmbledhje, duhet të pranohet se vetëm (a) puna në zhvillimin e burimeve të ICT për qeverisjen e hapur dhe (b) dy veprime në 100 ditë, tregon një çapitje për të zhvilluar shoqërinë e informacionit në vend. Gjithashtu, vë re se nuk ekziston vazhdueshmëria e punës ndaj projekteve kyçe për zhvillimin e shoqërisë së informacionit të trashëguar nga qeverisja e kryeministrit Berisha.Puna e trashëguar për zhvillimin e burimeve të ICT është solide dhe vazhdimësia e saj është e domosdoshme. Në paragrafët e mëposhtëm do jap evidenca që mbështesin këtë hipotezë. Po të nisem nga raporti i fundit i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për teknologji informacioni e komunikimi (ITU) për Matjen e Shoqërisë së Informacionit, konstatohet se nga viti 2011, Shqipëria ka fituar 9 vende në indeksin e rritjes së numrit të përdoruesve të internetit, lidhjeve broad-band fikse dhe wireless në 100 banorë. Kjo rritje është gati 2 herë më e madhe se rritja mesatare globale. Sot, Shqipëria radhitet e 65-ta, duke lëne pas vende si Kina (66), Turqia (68), apo Afrika e Jugut (75). Në vitet 2011-2012, Shqipëria shënoi rritjen më të madhe në Europë meshtrirjen e broadband wireless e fiks, duke sjellë internetin në shtëpitë e qytetarëve.Megjithatë, ka ende punë për t’u bërë në rritjen e numrit të shtëpive me internet, për tëarritur nivelet e vendeve të Bashkimit Europian. Puna për implementimin e strategjisësë broadband duhet të vazhdojë për të garantuar rritjen e konkurrencës, uljen e çmimevedhe përmirësimin e cilësive të shërbimeve të IT.E nëse i referohem sërish raportit, arritja më e madhe shënohet në vitin 2013 nëbroadband wireless, ku Shqipëria pati rritje me 109% në wireless broadbandnga 18%që ishte në 2012. Kjo, falë teknologjisë 3G, që aktualisht e disponojnë tri kompanitelefonie mobile.Puna për nxitjen e kompanive celulare për mbështetjen e teknologjisë 4G duhet të rinisë sa më parë. Ka prej së paku 4 vjet që ky standard vazhdon të përhapet në rruzull, ku deri më tani përdoret në 32 vende. Me vrapin që lëviz akademia e industria në IT, po punohet për përcaktimin e standardit 5G nga grupet e kërkimit, që do pasohet nga implementimi si produkt biznesi prej industrisë. Shqipëria dixhitale nuk mund të mbetet pas këtij zhvillimi për nga energjitë dhe burimet që mbart. Një tjetër projekt i trashëguar që duhet të lëvrohet, për të ulur shpenzimet e IT-së në agjencitë shtetërore, është infrastruktura e teknologjisë Cloud. Pas ngritjes së infrastrukturës në gjithë komponentët e saj dhe testimit (investim prej €2.2milion),stafi i ri gjendet në momentin ku duhet të studiojë migrimin e sistemeve elektronikeqeveritare për të ulur shpenzimet dhe plotësuar kërkesat e agjencive për burime hardware dhe software. Kjo do të arrihej vetëm nëse Cloud do bëhet politikë e parë për stafin e MIAP.Përveç burimeve e projekteve, u trashëgua dhe një vizion: Shqipëria, një qendër teknologjie në rajon. Vizioni është i qartë, i bazuar në analiza robuste, dhe fuqimisht i lobuar nga kryeministri Berisha e kabineti i tij. Do përmend vetëm 5 nga burimet e mundësitë që e bëjnë Shqipërinë të qëndrojë më lart nga vendet e tjera: (1) burime trualli që vijnë nga projekti i Lindner Group: Tirana Business Park dhe projekti i Bashkisë së Tiranës: Tirana High-Tech Park, (2) burimetnjerëzore nga dhjetëra universitete që përgatisin studentë në IT e Inxhinieri jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Mal i Zi e Maqedonia, (3) qendër inovacioni në rajon kryesisht nga zhvillimi i IT në sektorin publik me përdorimin e teknologjisë Cloud dhe nga rritja e shërbimeve qeveritare online: E-Posta, E-Prokurime, E-Matura, E-Aktet, E-Taksat, E-Doganat, Telemedicine, E-Regjistrimi i Bizneseve, Regjistri Elektronik Kombëtar, E-Thesari, E-Licencat e të tjerë, (4) kapitali në rritje kryesisht nga dy projektet gjigante: hidrocentralet e kaskadës së Devollit dhe Gazsjellësi Trans Adriatic (TAP) me vlerën prej €2.7 miliard, dhe (5) përdorimi i gjuhës shqipe në rajon e rrit zhvillimin me ritme të shpejta të industrisë së IT në Tiranë. Është e rëndësishme të kuptohet e të vlerësohet se teknologjia e informacionit po bëhet dita-ditës pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Ajo po ndryshon gjithë aspektet e jetës: tregti dhe financë, arsim, punësim, energji, kujdes shëndetësor, qeverisje, siguri kombëtare, transport, komunikim, zbavitje, shkencë e energji. Është e vetmja disiplinë shkencore e industriale që ndryshon çdo vit me standarde e makineri të reja, prandaj nevojitet vëmendje dhe punë e vazhdueshme për të ruajtur hapin me ndryshimet.IT dhe impakti i saj në ekonominë shqiptare është rritur këto 8 vite në madhësi e rëndësi. Fatmirësisht, burimet e ICT në vend janë solide dhe puna e bërë gjatë viteve të fundit e kanë ravijëzuar rrugën e zhvillimit të IT në vend. Duhet vetëm ritëm e qëndrueshmëri për ta ndjekur atë.*Andi Bejleri, Ph. D. Imperial College London. Ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit Berisha për çështjet e IT./Burimi: mapo.al/