Meta:Prioritetet e APM në krye të axhendës politike të Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, shoqëruar nga Deputetët Klodiana Spahiu dhe Dashamir Shehi, mori pjesë në Sesionin e VIII te Asamblesë Parlamentare te Mesdheut ne Marseille, France me ftese te Kryetarit te Asamblesë Kombëtare te Francës Claude Bartolone dhe Presidentit te Senatit te Frances Jean-Pierre Bel.Gjate punimeve te Komitetit mbi Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Mjedisore te APM, Kryetari i Kuvendit Meta mbajti edhe një fjale nderi ku pasi vuri ne dukje vendosmërinë e koalicionit te ri qeverisës ne avancimin e reformave te ndërmarra, theksoi se Shqipëria i mban prioritetet e APM ne krye te axhendës se saj politike dhe sociale dhe se bashkëpunimi konkret nder-qeveritar dhe nder-parlamentar do te kontribuoje ne ruajtjen e rajonit te Mesdheut ne fokus te investitorëve ndërkombëtare.“Që nga shtatori i vitit të shkuar, Shqipëria ka një Parlament të ri dhe një koalicion të ri qeverisës që po e tregon angazhimin e tij të qartë për të ndjekur një program ambicioz tëreformave ekonomike dhe sociale, të cilat pasqyrojnë mjedisin e ri të imponuar nga kriza evropiane, veçanërisht përmes fqinjëve tanë të afërt, Greqia dhe Italia, burimet kryesore të të ardhurave tona nga emigrantët dhe të investimit. Duke qenë se qeveria e re ka trashëguar një situatë ekonomike kritike, veçanërisht sa i takon financave publike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar muajin e kaluar një paketë të re fiskale që synon të sjellë besim për ekonominë. Pavarësisht faktit që ne i kemi shpëtuar reçesionit, ekonomia shqiptare ka perjetuar nje rritje ekonomie modeste, e cila për vitin 2013 është vlerësuar 1,3%, me një përmirësim te pritshem prej 2% në vitin 2014. Ndërkohë që kërkesa e jashtme nga Eurozona është pakësuar, aktualisht ekonomia jonë po operon nën potencialin e saj të vërtetë” tha Meta.Gjithashtu kreu i kuvendit u shpreh mw tej se në muajin mars qeveria shqiptare do të paraqesë në Kuvend një paketë nxitëse për të përmirësuar në mënyrë drastike klimën e biznesit për të gjithë sektorët e ekonomisë (veçanërisht sektorin e prodhimit), duke përfshirë reduktimin e procedurave burokratike dhe barrat e taksave administrative.“Fokusi ynë kryesor është në krijimin e infrastrukturës për tërheqjen me sukses të Investimeve të Huaja Direkte. Ne po ulim taksat për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përfshijnë 95% të të gjitha bizneseve në Shqipëri dhe përfaqësojnë 80% të forcës së punës në sektorin privat. Papunësia mbetet në rreth 13%, por ndjehet më shumë tek rinia jonë, si kudo tjetër në Evropë. Në terma afatshkurtër, ne po punojme për ta cuar ekonominë drejt nje rritjeje te konsiderueshme për të rritur investimet, për të rikthyer besimin tek tregu dhe për të stimuluar krijimin e vendeve të punës. Në të njëjtën kohë ne duam të nxisim një klimë biznesi që stimulon prodhimin vendas, rrit eksportet dhe është tërheqëse për Investimet e Huaja Direkte, si e vetmja mënyrë për të kompensuar rënien e të ardhurave nga emigrantët tanë. Në afat mesëm ne synojmë të ulim defiçitin dhe borxhin publik, ndërkohë që përmirësohet mbledhja e taksave, të rrisim efiçencën e shpenzimeve publike dhe ne presim që sektori privat do të vazhdojë me investimet, duke filluar që nga ky vit” thtoi Meta.Ai shtoi gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë është fokusuar në nxitjen e një klime bashkëpunimi politik, duke synuar arritjen e marrëveshjeve konsensuale për reformat kyçe, të tilla si Reforma e re Territoriale dhe Administrative apo Reforma në Drejtësi, e cila do të rrisë efikasitetin e administratës tonë dhe funksionimin e të gjithë sistemit.“Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të qershorit 2013, të cilat demonstruan standartet e lira dhe demokratike, shumica e re ka një mandat të qartë për të çuar përpara një program ambicioz, i cili do të rrisë gjithashtu kredencialet e Shqipërisë në rajon. Për shembull, një sfidë e përbashkët e të gjitha vendeve mesdhetare, është mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i burimeve tona natyrore. Shqipëria ka filluar të trajtojë çështjet e saj të menjëhershme dhe afatmesme mjedisore përmes një programi të ri që fokusohet në qeverisjen e mirë të mjedisit, menaxhimin e burimeve tona ujore dhe zhvillimin e potencialit tonë të energjisë së gjelbër. Në një përpjekje më konkrete, gjatë 3 muajve të fundit, qeveria shqiptare ka nisur një inisiativë të guximshme për të shkatërruar të gjitha ndërtimet e paligjshme në të gjitha zonat tona jugore bregdetare, e cila do të kontribuojnë jo vetëm në drejtim të një strategjie më të mirë të turizmit për Shqipërinë, por gjithashtu do të jetë një kontribut modest drejt degradimit të mjedisit të ekosistemit të brishtë të Mesdheut. Në të njëjtën kohë, Shqipëria po harton një plan për të trajtuar rritjen e shpejtë të prodhimit të mbetjeve, duke nxitur alternativa të riciklimit dhe duke ndërtuar lehtësirat e duhura dhe të nivelit më të lartë për menaxhimin e mbeturinave, përmes një partneriteti publik - privat, i ndihmuar edhe nga Bashkimi Evropian” tha Meta.