Basha akuza qeverisë për krimin: Rama dhe Tahiri përgjegjës për situatën

Vendi ynë sot nuk ka asnjë lloj sigurie ndërkohë që shifrat e veprave kriminale po rriten nga dita në ditë dhe kryeministri Rama bashkë me ministrin e brendshëm Tahiri nuk janë në gjendje ta frenojnë këtë situatë. Kështu është shprehur nga Gjirokastra kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.Në fjalën e tij ai është ndalur edhe në premtimin e pambajtur nga qeveria Rama-Meta, ku sipas tij jo vetëm që nuk janë hapur vendet e premtuara të punës, por përkundrazi ekonomia e familjeve shqiptare ka shënuar më tepër ulje.Kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur edhe në përgatitjet që po bën kjo forcë politike e cila ka nisur hartimin dhe përzgjedhjen e njerëzve të saj më të mirë ku sipas tij shumë shpejt kjo forcë do të vijë sërish në pushtet.Kryetari i partisë më të madhe opozitare, ka qenë në Gjirokastër në kuadër të 23 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet.