LSI në 3 vjetorin e 21 janarit, Vasili: Nderojmë viktimat, të zbardhet ngjarja
21 janari ka mbledhur bashkë për herë të parë pas 23 qershorit aleatët natyralë të PS, ku surpriza e pritshme ka qenë përkujtimi i katër viktimave nga LSI.
“Kemi ardhur për të nderuar viktimat, nuk ndryshuam qëndrim,21 janari duhet të zbardhet” u shpreh ai.Pjesmarrja e LSI është vlerësuar nga partnerët e tjetër të socialistëve, pjesë e qeverisjes dhe jo.
“LSI merr pjesë në ceremoni si pjesë e së majtës. Nuk i drejtoi LSI-ja armët, e dimë kush i drejtoi armët”tha Milo.Qytetarët që janë rikthyer për herë të 3 në protestat homazh, kanë vetëm një apel për shtetin, vënien e drejtësisë në vend.

Ndërkohë pak para nisjes së ceremonisë zyrtare në kujtim të 4 viktimave të 21 janarit, një grup protestuesish që ishin grumbulluar përpara Piramidës u përplasën me policinë, e cila shoqëroi dy prej tyre, me pretendimin se protesta ishte organizuar pa leje.

“Jemi këtu për të përkujtuar ngjarjen e 21 janarit, ishim 10 veta shumë paqësorë. Jemi për tu solidarizuar me të varfërit, jemi të gjithë kokëpalarë”,- u shpreh njëri nga protestuesit.