Zbulohet skema e atentatit, tritoli u vu poshtë sediles së Fredo Berberit

Hetimet për atentatin me eksploziv ndaj kryetarit të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, tashmë janë në dorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime nga kjo Prokurori bëjnë me dije se për këtë atentat janë përdorur gati 200 gramë C4,lloji i parapëlqyer i eksplozivit nga grupet krimale kohët e fundit.Mënjëherë pas shpërthimit prokurorët e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar edhe disa qarqe të cilët mendohet se i përkasin celularit që ka aktivizuar sasinë e C4, por me dëmtime mjaft të medha që priten të ekzaminohen nga ekspertët.Të njëtat burime sqarojnë se janë sekuestruar edhe pamjet e disa kamërave pranë Komunës, apo ato të disa pronave që zotëronte Berberi,ku edhe mjeti i tij qendronte më shumë i parkuar.Familjarët dhe nëkryetari i Komunës kanë përjashtuar pistën për shkak të pronave, pasi ky është një problem i zgjidhur në këtë njësi vendore.Mësohet nga grupi hetimor për këtë çështje se eksplozivi ka qenë vendosur në anën e shoferit dhe shasia mjaft e fortë e makinës i ka shpëtuar jetën Berberit, por dëmtimet në trup për të kanë qënë mjaft të mëdha.Dëmtimet dhe gjendja e tij e rënduar është pohuar edhe nga shefja e politraumës Lindita Shosha.Gjendjen e Fredo Berberit e ka parë nga afër edhe kreu i opozitës Lulzim Basha,i cili u shpreh se ky është një akt terrorist.