"21 Janari", Berisha:Ngjarja më e rëndë e shtetit në 80 vitet e fundit
Teksa Kryeministri Edi Rama, garantoi luftë me çdo mjet që drejtësia të bëjë drejtësi per 21 janarin, ish-kryeministri Sali Berisha, nuk lekundet ne qendrimin e tij se ngjarja ishte e organizuar nga Partia Socialiste per te marre pushetin me dhune.Berisha shkruan ne facebook, se ngjarja sipas Edi Rames, pati si shkak "bllokun e Ilir Metes" por shkaku i vertete i saj ishte etja e pashuar e Edvinit per te marre pushtetin me dhune.Teksa shpreh ngushellimet per viktimat, ish-Kryeministri e denoncon 21 janarin si ngjarjen me te rende ne historine e shtetit shqiptar ne 80 vitet e fundit.Po aq i ashper mbi kete ngjarje eshte dhe pasuesi i ish-Kryeministrit Berisha ne Partine Demokratike, Lulzim Basha, ku sipas tij ne asnje moment pasojat nuk mund te ndahen nga shkaku, shkataret dhe organizatoret qe dhe sot e perdhosen kujtimin e viktimave."Pasojat e 12 janarit nuk mund të ndahen kurrë nga shkaku, shkaktarët dhe organizatorët e 21 janarit, që sot përdhosën kujtimin e viktimave të 21 janarit"tha ai.Postimi i plotë i BerishësTë dashur miq, tre vjet më parë Edvin Kristaq Rama ndërmori sulmin e organizuar dhe të koordinuar kundër selisë së Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë. Ngjarja pati, sipas Edi Ramës, si shkak "bllokun e Ilir Metës" por shkaku i vërtetë i saj ishte etja e pashuar e Edvinit për të marrë pushtetin me dhunë. Më 21 janar të vitit 2011 banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë, selinë e Këshillit të Ministrave.Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me një megafon se do mund t`u fliste shqiptarëve nga ballkoni i zyrës së kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato të Gardës së Republikës mbrojten me vetmohim dhe heroizëm institucionet dhe rendin kushtetues. Në përleshjet që u zhvilluan atë ditë pati kater viktima dhe dhjetera e dhjetera police, gardiste e qytetare te plagosur. Duke shprehur edhe nje here ngushellimet e sinqerta per viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen me te rende ne historine e shtetit shqiptar ne 80 vitet e fundit. sb