“21 janari, pushkatim pa gjyq”, Rama sulmon drejtësinë: Do e shpëtojmë nga ferri
Bulevardi “Dëshmorët e kombit” për të tretin vit është kthyer në strehën e së majtës, së përkujtimit të 4 viktimave, që në 21 janar të 2011-ës u shuan nga plumbat. Por këtë vit, Ziver Veizi, Alkes Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda janë përjetësuar mbi bulevard.Mbi vendet ku ata dhanë frymën e fundit janë vendosur pllakata të bronxta. Shiu i kësaj dite prosteste homazh u shënua me rrëke lotësh të familjarve të 4 viktimave, por edhe me lule të dhjetra qytetarëve, përfaqësues të lartë të PS-së dhe partive të majta.Këtë vit, 4 viktimat që PS i cilëson dëshmorë, përkujtohen nën qeverisjen e së majtës.Edi Rama, tashmë Kryeministër i vendit, priti famiiljarët e viktimave në Kryeministri, me përgjegjësinë për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së të dashurve të tyre. Nuk do të ketë më 21 janar të dytë, tha Kryeminsitri, sepse tashmë pushteti është në dorë të popullit.“Kjo godinë nuk është më fasada ku dilnin tytat e armëve për të qëlluare mbi njerëit në emër të pushtetit të vjetër, por qeveria e zgjedhur nga njerëzit punon me njerëzit dhe për njerëzit. Ky bulevard nuk është kufiri i frikës, dhe qytetarët protestojnë pa frikë. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga 21 janari i 2011.Vëllazërimi në një gjak, komb kushtetutë, ia la vendin vëllavrasjes gjakftohtë, për një pushkatim pa gjyq, pa ligj pa mëshirë, në syte e një populli të tërë të marrë peng. Ky popull nuk është më peng i një votë të vjedhur, i një qeverie të pazgjedhur, i një pushteti që e grabit sa të mundet, që e tradhëton si të mundet. Ende s`janë çfarë meritojnë të jemi, pasi Shqipëria vuan ende varfërinë, papunësinë, borxhet e një qeverie të shkuar. Por sot Shqipëria as rrezikon të kthehet më aty ky ishte në 21 janarin e tre viteve më parë, as rrezikon të mbetet aty ku ishte, sot pushteti është kthyer në duart e popullit. Shumë gjëra kanë ndryshuar”, tha Rama.Përballë vështirësisë për të zbardhur të vërtetën e 3 viteve me parë, Rama ka shkundur thesin e akuzave ndaj dretjësisë, duke paralajmëruar publikisht se do të ketë ndryshime rrënjësore në sistem.“Vetë nuk e kam harruar për asnjë çast, që nga dita që kam hipur këto shkallë se nuk u votuam për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër, por të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë. S’do ta harrojmë se ky i yni është një mandati për t’i dhënë kuptim fjalës ‘Drejtësi” Për të luftuar që drejtësia të bëjë drejtësi. Që e drejta të mos jetë një mall që blihet dhe shitet në dyert e prokurorisë apo gjykatave. Shumë gjëra kanë ndryshaur por një nga gjërat që s`ka ndryshuar për Shqipërinë është ferri i sistemit të sotëm të drejtësië. Është ferri ku përpëliten nënat që këkrojnë hakun e djemëve të vrarë. Është ferri ku treten shpresat dhe kur përqeshet një Shqipëri e tërë përpara sprovës mes të drejtës dhe organeve të drejtësisë” ka theksuar Rama.Më pas, i shoqëruar nga familjarë të viktimave, kryeministri Edi Rama me lule në dorë ka dalë nga zyra e tij dhe është drejtuar në vendet ku u vranë protestuesit 3 vjet më parë, duke bërë homazh para fotove dhe pllakatave të Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit.
