Mesazhi i terroristit grek në arrati: Kam marrë armët, koha për të vepruar
I arratisuri rreth dy javë më parë dhe personi më i kërkuar në Greqi që ka alarmuar madje edhe SHBA, Kristodulos Ksiros, është shfaqur përmes një videomesazhi, një mesazh për autoritetet greke i mbushur me urrejtje dhe kërcënime.55- vjeçari që njihet si “snajperi” i grupit terrorist “17 nëntori” thekson në mesazhin e tij se pas daljes nga burgu, ka marrë armët kundër atyre që sipas tij i kanë vjedhur popullit jetën dhe ëndrrat.“Më mirë një orë i lirë sesa në skllavëri”, shprehet Ksiros, i cili paralajmëron autoritetet se nëse e kapin, ai sërish do të arratiset ose duhet ta vrasin.Ksiros kërcënon se askush nuk duhet të prekë familjen e tij, ndërsa shprehet se “nëse nuk veprojmë tani populli dhe kultura jonë do të pushojnë së ekzistuari”.Videomesazhi i Ksiros zgjat rreth 3 minuta, ndërsa në sfond pas tij janë fotot e Che Guevarës dhe luftëtarëve të Greqisë Ari Veluhioti, arvanitasit Theodor Kolokotronis dhe Jorgo Karaiskakis.Vetëm pak ditë më parë SHBA i kërkuan Athinës arrestimine menjëhershëm të terroristit. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i shprehu shqetësimin e SHBA, mbi rastin në fjalë."Ne ju mbështesim, por kërkojmë kapjen e menjëhershme të terroristit. Si është e mundur që t'i jepet leje për të dalë nga burgu një krimineli të tillë?", ka pyetur sekretari amerikan, ministrin Venizelos.