Kryekomunari jashtë rrezikut për jetën, Patozi: Akt terrorist, të zbardhen autorët
Gjendja shendetesore e kreut të komunës Qendër të Vlorës, Fredo Berberi, është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar nga deputeti demokrat i qarkut të Vlorës, Astrit Patozi, i cili vizitoi nga afër kryekomunarin në Spitalin Ushtarak të Tiranës, sëbashku me një grup deputetësh të PD.“Lajmi i mirë është se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, është nën kontrollin e mjekëve. I urojmë shërim të shpejtë Fredo Berberit”tha ai.Patozi në një prononcim për mediat dënoi ashpër aktin terrorist të përfaqësuesit vendor të PD, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të autorëve që fshihen pas aktit kriminal.“Dënojmë me ashpërsi këtë ngjarje të rëndë, akt terrorist që ndodh në mes të ditës dhe qytetit me të cilin mburret se ka sot kryeministrin përfaqësues. Qeveria dhe krimi i organizuar janë në garë se kush e përdorë më mirë tritolin. Shqipëria sot është në epokën e tritolit. Po ta pyesësh kryeministrin sot për rendin në Shqipëri, ta bën me kokë nga ministri Tahiri dhe ky i fundit është bërë show meni më i famshëm i televizioneve shqiptare, ndërkohë që krimi është duke bërë kërdinë”, tha deputeti i PD-së, Astrit Patozi.Ne spitalin e traumes, Berberi është vizituar edhe nga deputetët e PS-së, Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi, prefekti i Vlorës Besnik Dervishi dhe deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.Deputetja Leskaj e cilësoi sulmin si një akt të rëndë kriminal, por nga ana tjetër theksoi se nuk është koha për të spekuluar, apo për ta përdorur çështjen politikisht.“Nuk është koha për të spekulluar për të abuzuar politikisht, pasi po flasim për një njeri që është kryetar i një njësie vendore. Nëse Patozi dhe Berisha e kanë seriozish që janë në krah të luftëtarëve ndaj krimit, të denoncojnë publikisht. Unë jam e sigurtë që me punën që po bën policia, kriminalët do të vihen përpara drejtësisë”, deklaroi ajo.Kryetari i Komunës Qendër ne Vlore, Fredo Berberi, mbeti i plagosur nga shpërthimi i një sasie eksplozivi në automjetin e tij mesditen e sotme, ndersa po leviste ne bulevardin qendror te Vlorës.