Rama reagon për Radikën: S’ka asgjë konkrete, s’lejojmë prekjen e interesit tonë
Pas protestave dhe debatit mbi mundësinë për devijimin e lumit Radika nga qeveria maqedonase ka ardhur edhe reagimi i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, që sipas tij po bëhet shumë zhurmë për asgjë. Në një postim të shkurtër në rrjetin social twitter, Rama argumenton se nuk ka arsye për tu vënë në alarm, por nga ana tjetër garanton vendosmërinë e qeverisë së tij për të mos lejuar cënimin e interesave kombëtare.“Lumi Radika" shume zhurme per asgje! 1.Ska projekt 2.Ska gjase te kete fillim te njeanshem 3.Ska shans te lejojme prekjen e interesit tone!”thekson ai.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, përmes rrjetit social facebook.“Qytetarët e detyruan më së fundmi Ramën të reagojë për lumin e Radikës. Shumë zhurmë për asgjë tha Rama dhe për armët kimike. Qeveria të bëjë transparencë para popullit dhe parlamentit për këtë ceshtje. Urojmë që nesër Rama të mos thotë se nuk e kishte shkruar vetë këtë status sic bën random…..”Çështja “Radika” ka paraprirë punimet normale të Kuvendit pas kërkesës së LSI-së, partisë aleate në qeverisje, për interpelancë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.Kërkesa e saj është pranuar në séance e pasdites që zgjati vetëm pak minuta dhe që hapi këtë sesion parlamentar. Sipas këtij vendimi, shefi i diplomacisë shqiptare do të japë sqarime për çështjen dhe qëndrimin që do të mbajë Shqipëria në raport me pretendimin e Maqedonisë për devijimin e lumit në seancën e javës që vjen.Më herët kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili që e cilësoi projektin maqedonas të fushës së Likovës në kundërshtim të plotë me të gjithë kornizën ligjore ekzistuese ndërkombëtare për çështjet e rrjedhave ujore dhe zonave ujëmbajtëse ndërkufitare.Edhe Partia Demokratike kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë shqiptare për të ndaluar këtë projekt që dëmton seriozisht jo vetëm jetën e banorëve të Dibrës së Madhe, por edhe atyre të Dibrës dhe Bulqizës brenda kufirit shqiptar.Reagimet politike në Tiranë erdhën pas tubimit të qytetarëve në kryeqytet dhe në qytetin e Peshkopisë, të cilet kërkuan angazhimin e Tiranës zyrtare në frenimin e këtij projekti.