Atentat komunarit Qendër, hidhet në erë me tritol makina, plagoset Fredo Berberi

Atentat kreut të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qëndër të qytetit jugor, në bulevardin Vlorë-Skelë, ku automjeti tip fuoristradë në pronësi të kryekomunarit, është hedhur në erë si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi.Burime nga policia bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur ndërsa automjeti ishte në lëvizje dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 54-vjeçari Berberi, i cili është derguar me urgjencë në drejtim të spitalit te Vlores ku ka marre ndihmen e pare, per tu transportuar me pas drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes per trajtim me te specializuar mjekesor.Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në automjetin tip fuoristradë “Benz ML”, janë dëmtuar edhe dy makina të tjera, që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes.Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrëfikës, të cilët kanë bërë dhe shuarjen e flakëve në automjet.Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur menjëherë një Grup i Posaçëm Hetimor, në përbërje të të cilit janë edhe Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Ekspertë Kriminalistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Fredo Berberi e kishte mandatin e dytë si kryetar i komunës Qëndër nën siglën e Partisë Demokratike.PD: Krimi sulmon në kohën që Ministri bën paradën e sukseseve imagjinarePartia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin ndaj kreut të komunës Qëndër ne Vlorë dhe asksidentin me pasoje vdekje në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënesja e selisë blu, Silvi Bardhi, tha se ky është bilanci i vërtetë i rendit dhe sigurisë si rezultat i zhbërjes së policisë së shtetit nga Rama e Tahiri.“Vetëm gjatë kohës së shkurtër që Ministri i Brendshëm po monologonte për arritjet e tij në krye të rendit, në Vlorë krimi sulmoi me tritol Kryetarin e Komunës Qendër, dhe në Tiranë një aksident në rrugën e Elbasanit mori jetën e një kalimtari.Ky është bilanci i vërtetë i rendit dhe sigurisë si rezultat i zhbërjes së policisë së shtetit nga Rama e Tahiri.Shqipërinë e ka marrë në dorë krimi, ndërkohë që Ministri i Brendshëm vazhdon paradën e sukseseve imagjinare në television”tha ajo.