Fermerët në Korçë: Subvencionimet e ish-qeverisë, selektive
Gjatë vitit 2008 kur qeveria shqiptare bëri me dije se do të shpërndante si ndihme direkte për bujqësine 9 milionë dollarë për fermerët dhe premtoi subvencionim të plotë për të gjithë ata që do të mbillnin arrorë, jo të gjithë fermerët kanë përfituar në qarkun e Korçës.Në dy vitet e fundit, kërkesat për mbjellen e arrorëve u rritën tej mase, por fakti që vetëm 50 % e fermerëve në qarkun e Korçës u subvencionuan, kërkesat për mbjelljen e tyre pësuan ulje drastike.Korça falë pozitës gjeografike që ka, u jep mundësinë të gjithë fermerëve të mbjellin në frutikulturë edhe arrorë, por skema e përcaktuar vite më parë nuk e lejonte që ato të mbilleshin në çdo zonë, duke lënë jashtë saj një numër të konsiderueshëm fermerësh.Por shpresat për subencionime të plota, të paktën në drejtimin e arrorëve janë rikthyer sërish tek fermerët këtë vit, në bazë edhe të programit që Ministria e Bujqësisë ka publikuar, duke nisur nga pesticidet e deri tek prodhimi.