Task Forca për energjinë, Peleshi: 100 mln USD të vjedhura në Durrës
150 million dollarë në vit janë humbjet që shkaktohen në rrjet si pasojë e vjedhjes së energjisë elektrike në rang vendi, në një kohë që në Durrës që nga viti 2007 humbjet kanë arritur në 100 million dollarë. Kështu është shprehur zëvendës-kryeministri Niko Peleshi, gjatë takimit të organizuar në Prefekturën e Durrësit ku i pranishëm ka qenë edhe Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.Ndërkohë Gjiknuri ka deklaruar se problematika e vjedhjeve në sistemin energjitik duhet trajtuar vëmendje të veçantë.Përsa i përket njësisë energjitike dhe vjedhjes së saj, zonat më problematike janë ato të Ish Kënetës, Golemit, Perlatit etj. Prefekti i Qarkut të Durrësit Roland Xhelili dhe kryetari i bashkisë Vangjush Dako, ka kërkuar funksionimin e Task Forcës dhe marrjen e masave për minimizimin e humbjeve në rrjetin energjitik.