“Zhizel” rikthehet në TOB, baleti në skenë pas 16 vitesh
Këto janë provat e fundit të solistëve dhe trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit për baletin "Zhizel". Nuk është hera e parë që kjo shfaqje vihet në skenë në Shqipëri, por emocioni dhe kurioziteti është kaq i madh, si të ishte viti 1998, ku koreografi Agron Aliaj emocionoi publikun.Në qendër të baletit "Zhizel", qëndron forca e dashurisë dhe për solistët e parë të TOB, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, është një rikthim pas 20 viteve kur u ngjitën në skenë me role të tjera, por në këtë balet.Baleti me dy akte me muzikë të Adolphe Adam është i ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane.Koregrafia është nga Agron Aliaj dhe dirigjimi nga Edmond Doko. Në rolin e Zhizel do të jenë solistet Enada Hoxha dhe Odeta Dishnica dhe Erisa Gina, ndërsa në rolin e Alberit do të jetë Gerd Vaso dhe Evis Nallbanin.Ky sezon dimëror do të hapet me këtë balet, ku publiku mund të ndjekë shfaqen në datë 21.22.25 dhe 26 janar në TOB.