Ditëlindja e Profetit, krerët e komunitetit mysliman: Rrini larg dhunës

Besim në Zot dhe respektim të femrës, me këto fjalë të profetit Muhamed, kryetari i komunitetit mysliman Selim Muça i përcolli mesazhet qytetarëve për të shmangur abuzimin dhe krimin në familje që kohët e fundit ka marrë përmasa shqetësuese.Myslimanët në vend përkujtuan ditëlindjen e Profetit Muhamed.Toleranca fetare edhe këtë herë dëshmoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjithë Komuniteteve fetare në Shqipëri.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë përgëzoi komunitetin mysliman për të gjitha iniciativat e ndërrmarra, ndërsa tha se toleranca fetare është një nga asetet më të mëdha që ka Shqipëria dhe që vendet europiane nuk e kanë.