Abuzoi seksualisht me të bijën, "arrest në burg" për Bashkim Lekën

Gjykata e të miturve në Vlorë ka lënë në burg Bashkim Lekën, 46-vjeçarin i cili akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij, vetëm 13 vjeçe.Gjithashtu, Gjykata në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" edhe për  tre dhunuesit e tjerë të 13-vjeçares, për Bertol Lekën 26-vjeç, Fatjon Gashi 24 vjeç dhe minorenin A. Leka 14 vjeç, që të tre banues në fshatin Lekaj.Ndërkohë një ditë më parë, 13-vjeçarja nga fshati Lekaj i Lushnjes u mor në mbrojtje nga Shërbimi Social Rajonal i cili në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore do të kujdesen për të miturën.Historia rrëngjethëse e vajzës 13-vjeçare e cila përdhunohej nga babai i saj tronditi opinion publik.M.Leka, vetëm 13 vjeçe denoncoi të atin në polici pasi ishte përdhunuar dy herë prej tij. Vajza e mitur, e shoqëruar nga gjyshi ka rrëfyer në komisariatin e Lushnjes historinë tronditëse që ka nisur nëntorin e vitit të shkuar.13-vjeçarja thotë se nën kërcënimin e thikës, i ati i saj Bashkim Leka e ka përdhunuar ndërsa e ka paralajmëruar se do ta vriste nëse tregonte për ngjarjen. Babai mostër ka përdhunuar të bijën për herë të dytë në muajin dhjetor, duke i kujtuar sërish kërcënimin me vdekje. Po tmerret e vajzës së mitur nuk janë mbyllur me kaq, pasi edhe 3 të rinj të fshatit Lekaj, kanë abuzuar seksualisht me të.Deklarimet e saj janë mbështetur edhe nga gjyshi i minorenes, i cili është dhe babai i Bashkim Lekës. Ai është shprehur se nuk ka mundur të mbrojë dot mbesën, pasi ka qenë edhe vetë viktimë e dhunës së të birit.