Akuzat për korrupsion, Apeli liron Xhelal Mziun

Nuk u ka shkuar dëm udhëtimi nga Kamza në Tiranë qindra qytetarëve të Kamzës,të cilët ishin mbledhur përpara gjykatës së Apelit Tiranë për të mbështetur kryetarin e Bashkisë së tyre.Kjo gjykatë rishqyrtoi masën e sigurisë për Xhelal Mziun, duke e ndryshuar atë nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Ndërkohë që vendimi i apelit u prit me ovacione jashtë gjykatës.Kryetari i bashkisë Kamëz akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera.Trupa e drejtuar nga Zeqine Sollaku ka argumentuar se tenderat nuk janë kompetence e Kryetarit të institucionit, pasi shqyrtohen nga komisioni i verifikimit të ofertave.Pas kësaj simpatizantët e Mziut janë zhvendosur në ambjentet e jashtme të burgut 302,aty ku ai qëndronte prej datës 23 dhjetor.Në momentin e lirimit ovocionet kanë qenë të medha,ndërsa vetëm Mziu kishte pak për të kometuar, sepse e bëri drejtësia sipas tij.Ndërkohë që gjykata shyrtoi edhe masën e sigurisë për drejtorin juridik të Bashkisë së Kamzës Alti Hoti,i cili është ende në kërkim nga policia. Në mungesë gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Hotin.